Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sod në Ohër tha së është shumë e rëndësishme nëse ekziston marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe se ky moment duhet të shfrytëzohet nga Maqedonia për të hapur rrugën drejt BE-së,
“Për pozitat tona tjera duhet së pari të mblidhen organet e partisë, duhet të konsultohemi me ekspertët tanë dhe më pas do të japim qëndrimin tonë. Maqedonia është shtet sekular dhe me çdo kusht ajo duhet të ruhet. Nëse deri tani kemi patur probleme të cilat datojnë nga shekulli i tret para erës tonë, nuk duhet që të kthemi në shekullin e nëntë para erës sonë”, tha Ziadin Sela.