Linja ajrore mes Singaporit dhe Kuala Lumpurit ka qenë në muajin shkurt, në një vit, më e frekuentuara në botë me më shumë se 30 500 fluturime mes qytet-shtetit dhe kryeqytetit malajzian, sipas një studimi të ri.
“Mesatarisht, 84 fluturime, në rreth një orë, lidhin çdo ditë dy qytetet nëpërmjet disa kompanive ajrore të tilla si ‘Singapore Airlines’, ‘Malaysia Airlines’ apo ‘AirAsia”, thekson studimi i realizuar nga shoqëria për analizimin e transportit ajror OAG.
Një linjë hekurudhore me shpejtësi të madhe ndërtuar për të lidhur Singaporin me Kuala Lumpurin pritet të përfundojë në vitin 2026, gjë që do të mundësojë reduktimin e kohëzgjatjes të udhëtimit tokësor me 90 minuta. Aktualisht kjo linjë bëhet për katër apo pesë orë.
“Vetëm Azia numëron 14 nga 20 linjat ajrore ndërkombëtare më të frekuentuara në botë”, shtoi OAG, një shoqëri që ndodhet në Britaninë e Madhe.
Pas linjës Singapor-Kuala Lumpur, linja e dytë ajrore më e frekuentuar është ajo që lidh Hong Kongun me kryeqytetin tajvanez, Tajpei me 28 887 fluturime në një vit deri në muajin shkurt, ndjekur nga Xhakarta-Singapor, me 27 304 fluturime.