Caktimi në “arrest shtëpie” i Sajmir Tahirit ka zenë vend të gjerë në mediat botërore.
Washington Post i ka kushtuar një artikull ish-ministrit të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe bashkëpuntor i një prej grupeve më të fuqishme kriminale në fushën e drogës.
“WP” i jep vëmendje të veçantë faktit se Tahiri ka qenë pjesë e rendësishme e Paritsë Socialiste dhe qeverisë Rama. “Tahiri, 48 vjeç, ishte ministër i brendshëm gjatë 2013-2017 në qeverinë socialiste të Shqipërisë dhe dha dorëheqjen si një ligjvënës një javë më parë.
Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e rrjetit të trafikimit u arrestuan në Itali dhe Shqipëri” shkruan prestigjiozja amerikane.
“WP” përmend gjitahhstu edhe deklaratëne ambasadës amerikane në vendin tonë në lidhje me këtë vendim. “Ambasada e SHBA në Shqipëri përshëndeti arrestimin e Tahirit, duke thënë në një deklaratë se “ky rast i rëndësishëm korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata” vijon më tej nëartikullin e Washington Post.
Shkrimi i The Washington Post:
Ish-ministri i Brendshëm shqiptar u vu nën arrest shtëpiak, ndërsa ai është nën hetim për korrupsion dhe përfshirjen e supozuar në një rrjet të trafikut të drogës, tha zyra e kryeprokurorit të Shqipërisë. Prokurorët kishin kërkuar që Saimir Tahiri të mbahej në paraburgim, por Denion Ndrenika, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, tha gjykata e vendosi nën arrest shtëpiak.
Tahiri, 48 vjeç, ishte ministër i brendshëm gjatë 2013-2017 në qeverinë socialiste të Shqipërisë dhe dha dorëheqjen si një ligjvënës një javë më parë. Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e rrjetit të trafikimit u arrestuan në Itali dhe Shqipëri.
Tahiri ka mohuar me forcë lidhjet me grupin. Ai është nën hetim për shtatë muaj. Nëse vërtetohen akuzat e ngritur për trafi droge dhe korrupsion, ai përballet me një dënim me burg maksimal prej 15 vjetësh.
Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, tha se prokurorët nuk kanë paraqitur dëshmi të reja që justifikojnë kufizimet në lirinë e klientit të tij. Haxhia tha se do të apelojë vendimin e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, Tiranë. Kryeministri Edi Rama tha se ai respekton vendimin e gjykatës dhe bëri thirrje për “një proces të pavarur, transparent”.
Ambasada e SHBA në Shqipëri përshëndeti masën e arrestit për Tahirin, duke thënë në një deklaratë se “ky rast i rëndësishëm korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”.