Të jesh Presidenti i SHBA-ve nuk është aspak e thjeshtë, pasi përveç tendencës për të ruajtur influencën ndërkombëtare duke tentuar të zgjidhësh çdo problem të botës, do të duhet të merresh edhe me skandalet që lindin mbi jetën private, sidomos kur je një person problematik sikurse Donald Trump.
Lidhjes me një pornostare dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhje i është shtuar tashmë edhe deklarata e ish-doktorit të Donald Trump, i cili ka thënë për CNN se nuk e ka shkruar me korrektësi kartelën mjekësore të vitit 2015 për Presidentin, ku thuhet se ai gëzon “shëndet të jashtëzakonshëm”.
“Trump më imponoi fjalët e shkruara në këtë letër-kartelë”, tha Harold Bornstein për CNN.
Mjeku i vendosur në qytetin e Nju Jorkut tha se ishte vizituar nga një prej truprojave personale të z. Trump dhe dy burra të tjerë në zyrën e tij më 3 shkurt 2017, duke hequr të gjitha shënimet mjekësore të Presidentit.
“Ata duhet të kenë qenë këtu për 25 apo 30 minuta, por krijuan shumë kaos”, tha zoti Bornstein për NBC Neës, duke shtuar se incidenti e bëri atë të ndihej “i përdhunuar, i frikësuar dhe i trishtuar”.
Ai tha se kopja origjinale dhe e vetme e tabelave mjekësore të z. Trump, përfshirë raportet e laboratorëve, janë marrë nga ndihmësit e tij. Incidenti ndodhi pak pasi The Neë York Times botoi një raport në të cilin z. Bornstein thoshte se Trump përdorte Propecia, një ilaç kundër rënies së flokëve.
Trump’s doctor, Dr. Harold Bornstein, tells NBC that Trump’s bodyguard & lawyer spent 30 minutes raiding his office.
“I couldn’t believe anybody was making a big deal about a drug that’s to grow his hair, which seemed to be so important… what’s the matter with that?” pic.twitter.com/R2XvAKim7h
— Aaron Rupar (@atrupar) May 1, 2018
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders më vonë insistoi se incidenti nuk ishte një bastisje dhe se ajo ishte “procedurë standarde” për Njësinë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë për të marrë në posedim të dhënat mjekësore të presidentit.
Kështu letra e vitit 2015 që sugjeron se Trump do të ishte “individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në presidencë” nuk ishte vlerësimi profesional i Bornstein.
“Z. Trump diktoi letrën dhe unë do t’i tregoja atij se çfarë nuk mund të vinte atje”, tha ai.
Nuk është e qartë pse zoti Bornstein po i bën këto akuza tani, por Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar pretendimet e mjekut.
Përmbajtja e letrës përfshinte deklarata mbi forcën dhe qëndrueshmërinë fizike të Trump, të cilat u përshkruan si “të jashtëzakonshme”. Tensioni i gjakut dhe testet laboratorike u përshkruan si “jashtëzakonisht të shkëlqyera” dhe ai u tha se kishte humbur 15 kilogramë (7 kg) gjatë një viti.
Aty theksohej se Trump nuk kishte forma të kancerit dhe nuk kishte pasur operacione të mëhershme.
Pak javë përpara zgjedhjeve, Trump asokohe postoi në Tëitter raportin mjekësor të Bornstein për të treguar “përsosmëri”.
“Unë jam me fat që kam qenë i bekuar me këto gjene”, tha Trump, i cili u bë presidenti më i vjetër që u zgjodh në historinë amerikane.