Sipas disa mediave iraniane, princi saudit Bin Salman është vrarë.
Kanë kaluar më shumë se një muaj kur princi saudit, Bin Salman nuk është parë në media. Gazeta persiane “Kejhan” shkruan se Bin Salmandmund të jetë vrarë gjatë një tentimi për grusht shtet muajin e kaluar.
Sipas gazetës persiane, shërbimi sekret ka dërguar disa agjentë dhe e kanë qëlluar me dy plumna Bin Salmanin në pallatin mbretëror më 21 prill.
Gazeta shkruan se ai mund të jetë vrarë, pasiqë për më shumë se një muaj nuk është parë në publik.
Në kohën kur ndodhi sulmi mbi pallatin mbretëror saudit, megjithatë, versione zyrtare thonë se Princi është evakuuar bashkë me Mbretin Salman.
Por që nga ajo kohë, Princi është zhdukur dhe Arabia Saudite nuk është parë në ndonjë aktivitet të ndonjë përfaqësie të saj diplomatike.