Ballina Aktualitet Lajme ZAEV: TAKIMI ME CIPRASIN MË 17 MAJ NUK ZGJIDHË GJITHÇKA PËR EMRIN

ZAEV: TAKIMI ME CIPRASIN MË 17 MAJ NUK ZGJIDHË GJITHÇKA PËR EMRIN

Kanë mbetur edhe shumë çështje kryesore për t’u diskutuar. Nuk janë të sakta informacionet se më 17 maj, gjithçka do të zgjidhet. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i pyetur në lidhje me takimin që pritet të zhvilloj më 17 maj, me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.

“Unë besoj se para se gjithash duhet të jemi të përkushtuar dhe kreativ. Do të kisha dëshiruar që diku para Samitit të Këshillit të Evropës, dhe më pas Këshillit të Evropës, më 25,26, 28 dhe 19 qershor, të merren vendimet për marrjen e datës për bisedime ose jo. Nëse deri atëherë ka ndonjë zgjidhje, ose afrim të qëndrimeve të asaj që ka mbetur, atëherë në Maqedoni dhe Greqi duhet të bëhet proces i brendshëm i konsultimeve”, ka deklaruar Zaev.

Zaev tha se procesi nëse është e mundshme duhet të përkrahet nga të gjitha palët. /SHENJA/