Babë e bir ishin dëshmitarë të një ngjarje të tmerrshme – ata filmuan aligatorin mbi 4 metra duke masakruar një aligator tjetër më të vogël në një liqen në Florida.
Keith Small dhe biri i tij Landon ishin në liqenin Apopka, kur vërejtën aligatorin e madh në ujë që kishte diçka në gojë, transmeton Telegrafi.
Ata menjëherë nxorën kamerën para se ta kuptonin se aligatori po gëlltiste një aligator tjetër më të vogël. Besohet se aligatori i vogël ishte vetëm një metër e gjysmë.
“E kuptuam se diçka kishte në gojë, dhe menduam se bëhej fjalë për ndonjë peshk. Por pasi nxori kokën nga uji e kuptuam që ishte një aligator tjetër”, ka deklaruar Landon. /Telegrafi/