Ballina Aktualitet Lajme Marrëveshja, Kuvendi përgatitet për votimin e ri

Marrëveshja, Kuvendi përgatitet për votimin e ri

Pas deklarimit të Presidentit Ivanov për mos nënshkrimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin, ligjvënësi do të duhet të kthej ligjin në lexim të tretë. Zyrtarisht nuk dihet akoma data se kur do të vendoset në rend dite, por që duhet të vendoset në seancën e parë, këtë e garanton Rregullorja e Kuvendit. Marrëveshja për çështjen e emrit si duket do ta ketë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në votim të tretë, Ivanovin e obligon Kushtetuta ta nënshkruaj ligjin. Ekspertët vlerësojnë se zvarritja e ligjit përbën vepër penale, e cila në rast se jo tani, pas përfundimit të mandatit mund të jetë bazë për përgjegjësi penale të kryetarit të shtetit. Themellko Ristevski kujton që Ivanov duhet të nënshkruaj ligjin dhe më pas në rast se dyshon në kushtetutshmërinë e tij, të iniciojë procedurë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Ta nënshkruaj ligjin sepse këtë e kërkon Kushtetuta dhe këtu nuk ka dilema. Pas kësaj derisa nuk pajtohet me ligjin ka të drejtë që pas publikimit të ligjit në Gazetën Zyrtare, si President i shtetit ka të drejtë që të nis iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese. Në fund Kushtetuesja do ta thotë fjalën përfundimtare – deklaroi eksperti kushtetues Themelko Ristevski.

Impiçmenti i paralajmëruar në këto rrethana, sipas Ristevskit është i pamundshëm për faktin që përvec 2/3 në Kuvend duhen edhe 2/3 e votave në Gjykatë Kushtetuese. Ndërkohë paralajmërimet e presidentit për përgjegjësi penale, sipas Ristevskit janë manipulime të cilat sipas tij janë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE-në e cila gjithashtu ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë ata që sipas tyre kanë votuar për “marrëveshjen kapitulluese.

Shihet qartë se është kërcënim dhe manipulim me qytetarët. është manipulim flasim. Unë mbrëmë pash këtë qëndrim dhe u habita. Nëse e lexoni mirë marrëveshjen mes palëve mund të vëreni se bëhet fjalë për marrëveshje të dyanshme dhe jo të njëanshme siç pretendon ai – shtoi Themellko Ristevski.

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth kontestit të emrit u ratifikua në Kuvend më 20 qershor. Me arsyetimin se marrëveshja bie në kundërshtim me Kushtetutën, Ivanovi vendosi veto mbi të duke mos e dekretuar, qëndrim ky që sipas shumicës parlamentare ishte i pritshëm. Në leximin e tretë, në këtë situatë siç është ratifikimi i marrëveshjes nuk parashikohen amendamente ndërsa në seancë plenare nuk do të mund as të diskutohet./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews