Tetovari 48 vjeçar Sllavco Blazhevski pas përfundimit të dënimit me burg prej 24 viteve në Idrizovë, ka shprehur dëshirën që të kthehet prapë në burg, transmeton Almakos.
Ai është liruar me 22 shkurt të këtij viti pas sjelljes së ligjit për amnisti, por katër muajt e fundit, ashtu si thotë ai ka kaluar në ferr. Nuk ka pronë, familje që të kujdeset për të, është i detyruar që të fle në qiell të hapur dhe të ushqehet me vështirësi.
Ka thënë se ka nisur të punoje, por për shkak të problemeve shëndetësore nga punëdhënësi i tij është njoftuar se është dashur që ta lëshoje punën. Iu është drejtuar Qendrës për punë sociale në Tetovë, prej ku ka kërkuar ndihmë sociale, por prej atje iu janë përgjigjur se duhet që të nxjerr letërnjoftim me vendbanim që të ketë mundësi ta realizoje këtë të drejtë.
Tani Blazhevski është pa para dhe pa kulm mbi kokë. Ka thënë se shërbimet i kanë ofruar qëndrim në Qendrën e të pastrehëve në fshatin Cicino. Por edhe për të qëndruar në këtë institucion duhet që të kaloje një procedurë dhe periudhë e caktuar.
Nga Qendra për punë sociale në Tetovë, shpresojnë se deri në mesin e muajit të ardhshëm, Blazhevski do të vendoset në fshatin Cicino. Prej atje thuan se duhet që të kaloje kohe, për t`u nxjerr dokumentet e nevojshme nëse personi posedon ndonjë pronë, dhe pastaj zyrtarisht t`i drejtohen Qendrës së të pastrehëve.
Deri atëherë Blazhevski do të jetoje në qiell të hapur me ndihmën e personave human dhe me shpresën se sa më shpejtë do t`i zgjidhet problemi në korniza të institucioneve./Almakos/