Persona të armatosur kanë grabitur para pak çastesh filialen e Raiffaisen Bank në Shtime. Sipas dëshmitarëve, tre persona kanë sulmuar punëtorin e bankës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet as shumë që kanë marrë as detaje të tjera mbi grabitjen.
Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Rreth orës 09:20 është thyer një bankë në Shtime. Jemi duke vërë verifikimet dhe informatat dhe po punojmë në arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë shkurt Gashi.