Specialistët e policisë e mbrojnë brenda 24 orëve gjykatëse Dobrilla Kacarska. Burimet nga Gjykata Penale thonë se përveç mbrojtjes që merr gjykatësja jashtë gjykatës, oficerët e policisë e mbajnë edhe zyrën e saj të sigurt, raporton “Tv 24 “.
Jozyrtarisht, sigurimi monitoron në çdo hap ditëve të fundit atë. Vlerësimi që Kacarskës i është e nevojshme mbrojtje policore e ka sjellur njeriu i parë i Gjykatës Penale sipas informatave të marra paraprakisht dhe bisedat se ekziston frikë për jetë dhe sigurinë e gjykatëses. Në bisedë telefonike gjykatësja nuk ka dashur të komentojë asgjë dhe të thotë nëse dhe nga kush trembet dhe nëse ka kërkuar ndihmë.
“Nuk dëshirojë të komentojë asgjë, për këto çështje do të drejtoheni te kryetari i gjykatës”, ka deklaruar Kacarska.
Ajo udhëhoqi procesin e “Tanku” në të cilin ish-kryeministri Nikolla Gruevski e dënoi me dy vjet burg. Burimet nga Gjykata Penale thonë se pikërisht nga ky rast të gjithë gjyqtarët e këshillit morën siguri kurse një persona i porotës ka raportuar kërcënime.