Ballina Aktualitet Lajme Abdylmenaf Bexheti është rektori i ri i UEJL-së

Abdylmenaf Bexheti është rektori i ri i UEJL-së

Profesori i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti është rektor i ri i Universitetit të Evropës Juglindore. Bordi i UEJL-së me nëntë anëtarë, ka vendosur sot që Bexheti të udhëheq me UEJL-në në tri vitet e ardhshme, ndërsa ka marrë shumicën e votave nga nëntë anëtarët e Bordit, shkruan gazeta KOHA.

Ndryshe, kandidat për të parin e UEJL-së kanë qenë dr.Abdylmenaf Bexheti, dr.Veton Latifi dhe dr.Blerim Reka. Bordi i UEJL-së ka nëntë anëtarë: tre janë ndërkombëtarë, tre të brendshëm të UEJl-së dhe tre nga komuniteti. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews