Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, zëvendëskryeministri njëherit ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqje Dalibor Jevtiq tha se edhe sot, pas 19 vjetësh janë mbi 200.000 persona të zhvendosur nga Kosova dhe fakti që ata nuk mund të kthehen me disa prej tyre që jetojnë në kushte çnjerëzore.
Ai vlerësoi se në kthimin e të zhvendosurve të gjitha institucionet, faktorët dhe shoqëria në tërësi duhet të bëjnë më shumë përpjekje, sepse sipas tij, gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka pasur rezultate të dëshiruara, transmeton Klan Kosova.