Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov i ka bërë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që menjëherë të ngrit procedurë për impiçment pasi që qëndrimi i tij në lidhje me marrëveshjen për emrin është përfundimtar dhe se nuk lëshon pe.
“I bëjë thirrje Zaevit që me dy të tretën e votave, të domosdoshme për ndryshime kushtetuese, menjëherë të inicioj procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment”, thuhet në kumtesën e Presidencës, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev se do të ngrit procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov nuk e dekreton Marrëveshjen për emrin me Greqinë.
“Qëndrimi im në lidhje me marrëveshjen e dëmshme për emrin është përfundimtar dhe mbetet i pandryshueshëm edhe përskaj të gjitha kërcënimeve dhe trysnive”, thuhget në njoftimin e lëshuar nga kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov./am/








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





