Me Hapjen e konkursit NR.70/2018 nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për 42 vende pune me pagë neto me një shumë prej 23,000-36,000 denarë, me këtë është shkelur e drejta e qytetarit të Republikës së Maqedonisë si kushtëzim, që të drejtë aplikimi të kenë vetëm qytetarët me përkatësi etnike maqedonase, reagojnë nga Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami.
Me këtë veprim, sipas tyre, kjo Ministri tregon qasjen e saj selektive dhe diskriminuese kundrejt etniteteve të tjera në Maqedoni.
“Lëvizja BESA dënon ashpër këtë veprim diskriminues që u bëhet etniteteve këtu në Republikën e Maqedonisë, dhe nuk do të lejoi që këto anashkalime kalimthi, ti përbuzin të drejtat e qytetarëve në një vend multietnik siç është Maqedonia duke ua kufizuar të drejtën e tyre si e drejtë e çdo qytetari. Lëvizja BESA, kërkon nga Ministria në fjalë që të përmirësojë gabimin i cili është tendencioz dhe i padrejtë ndaj palëve duke ua marrë të drejtën e garantuat me Kushtetutë për të aplikuar për vend pune. Lëvizja BESA gjithashtu ka hasur edhe një detaj në këtë konkurs, ku thuhet se aplikuesi duhet të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase duke e anashkaluar gjuhën shqipe, dhe kështu duke rënë ndesh me ligjin e gjuhëve i cili me 69 vota pro u miratua në Kuvendin e RM”,thuhet në kumtesë.
Ata shtojnë se, sipas shpalljes nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thuhet:
Aplikuesi detyrohet të ketë njohuri aktive për një nga tre gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht) vendim ky i cili e bënë edhe më tendencioz këtë shpallje.
“Në stilin klasik manipulues, në një paragraf ku sqaron shumën e pagës neto vërehet edhe skandali i ndasisë etnike ku thuhet se aplikuesi duhet të jetë maqedonas, kështu duke e kufizuar aplikimin nga etnitetet tjera në vend, gjë që bie ndesh edhe me deklarimet e famshme të kësaj qeverie me slloganin e famshëm “një shoqëri për të gjithë”. Prandaj pyesim publikisht Qeverinë, a është kjo shoqëria që pretendojnë? Për Lëvizjen BESA është e pakuptueshme veprim i këtill i llojit skandaloz dhe i papranueshëm. Qeveria të merr masa menjëherë pas këtij lëshimi dhe institucioni në fjalë të respektojë çdo qytetar duke mos bërë ndarje etnike si në këtë rast ku të drejt aplikimi kanë vetëm qytetarët maqedonas”, thuhet në kumtesë.