Ballina Aktualitet Lajme Skandaloze/Dega e BDI-së thërret konferencën për shtyp të drejtorëve të shkollave të...

Skandaloze/Dega e BDI-së thërret konferencën për shtyp të drejtorëve të shkollave të Gostivarit

“SKANDAL: Dega e BDI-së në Gostivar fton pres konferencë për drejtorët e dhunshëm dhe të politizuar të BDI-së nêpër shkollat e Komunës së Gostivarit. STOP POLITIZIMIT TE ARSIMIT!!!”, kështu ka shkruar kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një postim në facebook.

Ndërkohë, gjitha mediave u ka ardhur emaili i tillë zyrtar i degës së BDI-së të Gostivarit ku thirret konferenca me gazetarët. Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Arsimit duhet të jap përgjigje dhe të ndërhyjë për të kërkuar përgjegjësi nga drejtorët e shkollave, se përse ka ndodhur kjo në bazë politike.

Qeveria aktuale dhe ministri i ri i Arsimit, Arbër Ademi ka bërë të ditur se do të merret me depolitizimin në arsim dhe se pritet reagimi lidhur me këtë rast. (INA)

Artikulli paraprakKasami reagon për 43 punësimet vetëm të maqedonasve në Ministrinë e Bujqësisë
Artikulli tjetër“Shpërthen” Arian Çani: Ne jemi nevojtore e Europës