Ballina Aktualitet Lajme Bombë në veturën e Feriz Dervishit, funksionari i BDI-së rrëfen ngjarjen (VIDEO)

Bombë në veturën e Feriz Dervishit, funksionari i BDI-së rrëfen ngjarjen (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 12.00 në qytetin e Kumanovës një veturë e tipit “Passat” ka eksploduar sapo pronari i saj F.Z ka zbritur nga ajo. Mjeti shpërthyes ka qenë bombë C-4, ku ka ngritur në erë veturën, por për fat pa pasoja në njerëz.

Sipas informatave jo zyrtare që posedon Pa Censurë vetura është në pronësi të një funksionari shqiptari të njohur në këtë qytet. Policia ka dalë në vendngjarje për të kryer ekspertizën. Per Tv 21, F.Z ka rrefyer se si ndodhi ngjarja.

“U dëgjua një detonim i fuqishëm. Mendova se diçka në shtëpi ka ndodhur. Vjen djali im dhe më tregon se vetura ka shpërthy. E lajmëruam rastin. Nuk ka njerëz të dëmtum, vetëm dëme materiale. Është trishtim i madh, këtu ka njerëz që banojnë. Nuk e di kush e ka bërë dhe çfarë qëllimi dhe interesi ka. Mundem me thënë se kjo është xhelozi dhe veprim i tepëruar dhe duhet popullata të vetëdijsohet. Nuk i kam borxh askujt, as nuk e kam prek dikë, kam ndihmuar dhe vazhdojë të ndihmoj me biznesin tim të pastër”, ka theksuar Feriz Dervishi.

Paraprakisht edhe MPB informoi se mbrëmë rreth mesnate në qytetin e Kumanovës një veturë e tipit “Passat” ka eksploduar.

Mjeti shpërthyes ka qenë bombë C-4, ku ka ngritur në erë veturën, por për fat pa pasoja në njerëz.

@tn.lajmelokale
@tetovanews