Ballina Aktualitet Lajme Klubi i diplomatëve: Ivanov e prish diplomacinë

Klubi i diplomatëve: Ivanov e prish diplomacinë

Bordi ekzekutiv i Klubit diplomatik- Shkup duke diskutuar për çështjet aktuale të plotikitës së jashtme dhe diplomacinë së Republikës së Maqedonisë konstatoi se ekziston bllokadë në zhvillimin profesional të strukturës diplomatike si Ministri e Punëve të Jashtme, kështu edhe në paraqitjen jopërkatëse të vendit jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Është evidente se për shkak bllokadës së mosemërimit të shefave të diplomacisë së Maqedonisë jashtë shtetit nga ana e presidentit Ivanov, ata përfaqësohen në mënyrë jopërkatëse, afirmojnë dhe mbrojnë interesat e Republikës së Maqedonisë. Kjo është veçanërisht tregues kur duhet të jepet përpjekje për finalizimin e integrimit të shtetit në struktura evropiane të shtetit”, deklarojnë nga Klubi diplomatik.

Përvoja diplomatike dhe praktika, siç thuhet në kumtesë, është se transmetimi i instruksioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në nivelet më të larta të kreatorëve të politikës së jashtme në çdo shtet është më efikase kur transmetohen nga ana e ambasadorëve të akredituar. Tani për tanin janë të zbrazëta 20 vende të ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë shtetit për shkak të mosemërimit nga presidenti Ivanov dhe përkundër vargut të propozimeve që te ai i ka dorëzuar Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

“Me këtë veprim të Ivanov vjen deri në ngecjen e nivelit të marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me shtetet që kemi nënshkruar marrëveshje për hapjen e ambasadave dhe emërimin e ambasadorëve . Në këtë marrëdhënie dëm pëson pozita dhe imazhi i Republikës së Maqedonisë në botë”, thuhet në kumtesë.