Vendet anëtare të BE-së ranë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse reformat në të dyja vendet vazhdojnë të përparojnë, shkruan gazeta e njohur greke ”Kathimerini”.
Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva përshëndeti vendimin e marrë në Luksemburg si një ”ditë të rëndësishme” për të dyja vendet si dhe ”për Ballkanin Perëndimor si një i tërë”.
Shumë nga vendet e BE-së mbështetën hapjen e menjëhershme të negociatave.
”Pavarësisht fjalimit veçanërisht pasionant të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotcias, Franca dhe Holanda thanë se kërkonin më shumë përpjekje për reforma”, shkruan ”Kathimerini”.
“Unë shpjegova arsyet gjeostrategjike dhe gjeopolitike se përsa situata kërkon që ne të ndihmojmë dy vendet në këtë rajon dhe jo t’i shmangim ato”, theksoi Kotzias, sipas gazetës.
“Unë shpjegova se situata kërkon stabilitet dhe siguri dhe jo më tepër probleme”, theksoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias./ ata