Ballina Bota May: BE-ja rrezikon sigurinë e qytetarëve të saj

May: BE-ja rrezikon sigurinë e qytetarëve të saj

Qytetarët mund të jenë më të pak të sigurt, nëse Mbretëria e Bashkur duhet të largohet nga marrëveshjet kyçe policore, pas Brexitit, ka thënë kryeministrja britanike, Theresa May.

Britania e Madhe ka thënë se Bashkimi Evropian është duke bllokuar marrëveshjet për ndjekje të terroristëve dhe ndarje të informacionit pasi marsit të vitit 2019.

BE-ja në anën tjerër ka deklaruar se në momentin kur Britania e Madhe të bëhet “palë e tretë”, nuk mund të ketë qasje në inciativat policore.

Kryeministrja britanike, u ka bërë thirrje liderëve të “konsiderojnë se çfarë është në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe tuaj”.

Duke foluar në samitin që po mbahet në Bruksel, May ka thënë se largimi i Britanisë nga skema e zbatimit të ligjit, do të nënkuptonte se do të zvogëlohej aftësia për të luftuar terrorizmin.

“Ne nuk do të kishim më mundësi për të ndarë alarmin në kohë të saktë, për personat që janë në kërkim, duke përfshirë kriminelët seriozë”, ka thënë ajo.

“Kjo nuk është ajo që dua unë dhe besoj se as ju nuk dëshironi një gjë të tillë”, është shprehur liderja britanike.

Sipas saj, liderët evropianë duhet të bartin porosinë te negociatorët e tyre për t’i lejuar Mbretërisë së Bashkuar qasje në profilet e ADN-së, sistemin e informatave për zonën Shengen, databazë për alarme në kohë të saktë, si dhe mundësi për shfrytëzim të informatave në Sistemin Informativ të të Drejtave Penale Evropiane./rel/

@tn.lajmelokale
@tetovanews