Ballina Aktualitet Lajme Maqedoni, nga 31 avokatë shtetëror, vetëm një shqiptar

Maqedoni, nga 31 avokatë shtetëror, vetëm një shqiptar

Nga 31 avokatë të shtetit sa janë gjithsej në Maqedoni, vetëm një është shqiptar në Komunën e Gostivarit. Në Shkup janë dhjetë avokatë shtetëror, por asnjë shqiptar.

Që nga zgjedhja e Naser Ajdari si gjykatës kushtetues nga 5 marsi këtij viti, , injorimi, neglizhenca dhe mobingu klasik nga ana e udhëheqësisë njëqind përqind maqedonase të këtij institucioni ka vazhduar njëjtë siç kishte ndodhur para se te emërohej avokat shtetëror shqiptar, shkruan gazeta KOHA.

Procesi i filluar i avancimeve graduale stagnoi dhe çdo ditë nëpunësit shqiptar degradohen, pengohen në punë me imtësira banale dhe ushtrohet mbi ta mobing i llojit më të ulët sikur të ishin bonjak pa një tutor apo prind”, ky është reagimi në formë të shkruar i nëpunësve shqiptar të Avokatit të shtetit drejtuar mediave.

Siç shtojnë ata, këto muajt e fundit ekziston vakum kohor për zgjedhjen e avokatit të ri shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe avokat shtetëror të njësisë rajonale të Shkupit për të cilët pozicione plotësojnë kushtet dhe kriteret e nevojshme edhe ca nëpunës shqiptar te avokaturës shtetërore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews