Kryetari i “Nea Demokratia”, Kirijakos Micotakis ka thënë se marrëveshja e nënshkruar mund t’i përkeqësoj marrëdhëniet mes dy popujve.
“Paralelisht, çdo vit kemi rreth tre milionë turist që vinë tek ne nga vendi fqinjë. Kjo tregon se edhe përskaj kontestit të pazgjidhur 25 vjeçar, krizës 10 vjeçare në Greqi, problemet teknike dhe administrative, marrëdhëniet tona mbetën të afërta. Tani, ekziston rreziku të prishen, ngase kjo marrëveshje në vend të zgjidh problemet, mund të helmon marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka thënë Micotakis.
Micotakis ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk do ta votoj marrëveshjen sepse vlerëson se marrëveshja është e dëmshme.
“Greqia meriton qeveri më të mirë. Ata kanë bërë shumë gjëra të këqija për vendin. Tani i ofendojnë ndjenjat patriotike të grekëve. Është koha për zgjedhje, është koha të largohen”, ka thënë Micotakis.