Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov ka kërkuar shpëtim në amnistinë nga presidenti Gjorge Ivanov.
Avokati i tij sot para gjyqit ka insistuar që të mos gjykohet për përgjimin masiv jo-legal në “Target dhe Fortesa”, pasi ka qenë i amnistuar.
“Gjyqi të sjell vendim për ndalimin e procedurës ndaj të akuzuarit Sasho Mijallkov me çka e ndalon procedurën kundër tij”, ka thënë avokati Lupço Shfërgovski.
Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov njihet për amnistimin e personave të afërt me VMRO-në dhe regjimin e kaluar.