Aleanca për Shqiptarë në kuadër të vendimeve të kryesisë qendrore ka vendosur që të formojë edhe Qeverinë nën hije, e cila do të jetë me departamente për çdo sferë të caktuar dhe do të jenë aktiv me propozime por edhe atakues të vendimeve të pushtetit.
Nga kjo parti theksojnë se si opozitë shqiptare do të nisin edhe aktivitetet në terren për ti bërë ftesë të gjithë qytetarëve për tiu bashkëngjitur rrugëtimit të tyre.
Në mbledhjen e kryesisë së Aleancës u zgjodh dhe nënkryetari i tretë i Aleancës që vjen nga zona gjashtë zgjedhore. Me propozim të Kryetarit Sela dhe me mbështetje unanime nga kryesia u zgjodh Dr. Vullnet Ferati. Po ashtu u zgjodh edhe udhëheqësi i departamentit për informim, Shefik Duraku, që vjen nga dega e Haraçinës. (INA)