Ballina Shëndeti Këto janë pasojat tragjike të dehidratimit

Këto janë pasojat tragjike të dehidratimit

Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzore.

Shtohet rreziku i infarkteve
Bashkë me rritjen e temperaturave rritet dhe shpeshtësia e rrahjeve të zemrës dhe kemi një qarkullim më të shpejtë të gjakut. Trupi mundohet të ulë temperaturën e tij me anë të djersitjes, rritet shpeshtësia e frymëmarrjes.
Sigurisht që ky rrezik është më i lartë për personat të cilët vuajnë nga hipertensioni dhe forcimi i enëve të gjakut. Ndërkohë që trupi përpiqet të adaptohet me të nxehtin këto organe mbingarkohen. Prandaj këshillohet konsumimi i lëngjeve për të parandaluar rrezikun. Krahas kësaj këshillohet veshja e rrobave me ngjyrë të hapur, të pambukta, të mos ecim në pikun e të nxehtit, të mos e teprojmë në ushqim dhe të qëndrojmë larg alkoolit.

 Kanceri i lëkurës
Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell i hap rrugë ndryshimeve akute të lëkurës si dhe nxit disa lloje të kancerit të lëkurës. Për të parandaluar këtë e rëndësishme është të mos ekspozohemi në diell gjatë kohës kur rrezet e diellit janë më të dendura (nga ora 11-16). Këshillohet veshja e rrobave të buta dhe me ngjyrë të hapët, përdorimi i kremrave solar.

Diabeti
Një nga sëmundjet e nxitura nga i nxehti është dhe diabeti. Me rritjen e temperaturave dhe djersitjen, trupi humbet lëngjet dhe elektrolitet e nevojshme. Një tjetër rrezik që i pret diabetikët është dhe konsumi i tepërt i lëngjeve të marra nga shalqiri, pjepri të cilat kanë një indeks të lartë glicemik. Diabetikët duhet të kenë një dietë të caktuar ushqimi dhe të konsumojnë shumë lëngje.

Nxiten krizat e migrenës
Studimet e realizuara së fundmi kanë treguar se i nxehti dhe temperaturat e larta nxisin krizat e migrenës. Krahas kësaj edhe ndryshimi i mesatares së lagështirës dhe ngritjet e menjëhershme të temperaturave janë faktorë që ndikojnë në  prekjen nga migrena. Për këtë arsye këshillohet konsumimi i lëngjeve, përdorimi i syzeve zë diellit, lagia e flokëve dhe qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar./Bota.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews