Në kohën kur kryetarit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, po i jepej lamtumira e fundit në varrezat e lagjes Arbëria, lartë qiellit një fotografi e tij e ngjitur për flamurit kombëtar po valëvitej.
Ajo po depërtonte përtej zonës përmes një droni të manovruar nga një parashutist, njofton Klan Kosova.
Qindra qytetarë ishin të pranishëm në këtë ceremoni varrimi ku po përshëndetëshin për herë të fundit me legjendën e futbollit kosovar.
Të pranishëm ishin edhe liderët shtetërorë.