Në kryeqytetin Serbisë në Beograd u mbajt një protestë kundër dialogut të Brukselit.
Protesta u organizua nga shoqatat “Nuk ka dorëzim të Kosovës”, “Nuk i japim fëmijët”, “Serbë mblidhuni “, “Cirilike” dhe Sindikata e pavarur e policëve.
Pjesëmarrjen në protestë ishin edhe kryetari i Këshillit Iniciativ për Serbinë e Shëndoshë (Zdrava Srbija) Milan Stamatoviq.
Në protestë është theksuar se Vuçiq “po përpiqet që popullit serb t’ia rrëmbejë sovranitetin dhe t’ua falë atë terroristëve Haradinaj dhe Thaçi me qëllim të vazhdimit të integrimit të pasigurt europain”.