Ballina Bota Në pritje të takimit me Trump, Kim Jong Un shëtit Singaporin (VIDEO)

Në pritje të takimit me Trump, Kim Jong Un shëtit Singaporin (VIDEO)

Në pritje të takimit me Donald Trump, mëngjesin e së martës, lideri koreano-verior ka bërë një shëtitje në Singapor. I shoqëruar nga një dyzinë truprojash, Kim ka vizituar pikat kryesore të ishullit-shtet dhe ka përshëndetur të pranishmit, që kanë shfaqur interes për të.

Ministri i Jashtëm i Singaporit, që e shoqëronte, ka postuar në profilin e tij në Twitter një foto shoqëruar me diçiturën “jalan-jalan”, një term lokal i përdorur për të dalë shëtitje. Sa i takon takimit, zyrtarë të të dy vendeve kanë zhvilluar bisedime të minutës së fundit, me qëllim krijimin e një klime pozitive për samitin, që deri pak muaj më parë ishte i pamendueshëm, me dy liderët që shkëmbenin ofendime dhe kërcënime, duke rritur frikën për një luftë.

Por pas një seri përpjekjesh diplomatike, tensionet u sheshuan dhe tani dy liderët pritet të hyjnë në histori. Mëngjesin e së hënës, presidenti Donald Trump u shpreh i bindur se takimi me Kim do të jetë pozitiv. Ndërsa sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo insistoi se qëllimi i palës amerikane në këtë takim do të jetë çarmatosja bërthamore e Koresë së Veriut. Sidoqoftë, regjimi i Penianit, që ka qenë i rezervuar për kërkesat e tij, ka deklaruar disa herë se nuk do të pranojë vetëm veprime të njëanshme. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews