Kampionia indiane e shahut, Soumya Swaminathan u tërhoq nga një turne në Iran për shkak të ligjit për mbulim të detyrueshëm të kokës në këtë vend. Swaminathan tha se ky rregull është shkelje e të drejtave të saj personale.
“Në rrethanat aktuale, mënyra e vetme për mua që të mbroj të drejtat e mia personale është të mos shkoj në Iran”, tha ajo në një postim në Facebook. Kampionati i Shahut do të nisë muajin e ardhshëm në Iran.
“Me publikimin e datave dhe vendit të ri, unë u tërhoqa. Nuk ka vend për një kod të zbatueshëm të veshjes fetare në sport”, deklaroi ajo.