Ballina Aktualitet Kosovë OSMANI: PROGRESI NË MARRËDHËNIET E NDËRSJELLA DO TA TRASOJË RRUGËN PËR THELLIMIN...

OSMANI: PROGRESI NË MARRËDHËNIET E NDËRSJELLA DO TA TRASOJË RRUGËN PËR THELLIMIN E MIQËSISË MES DY VENDEVE

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane ka realizuar takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

“Maqedonia dhe Kosova realizuan progres të rëndësishëm ne marrëdhëniet e ndërsjella periudhën e kaluar, duke trasuar rrugën për thellimin e miqësisë mes dy vendeve” theksoi Osmani, duke i shprehur falënderim ambasadorit Hysa, për kontributin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit gjatë bisedës edhe një herë potencuan se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura, por kanë qëllime të përbashkëta, për të cilat së bashku do të punojnë – anëtarësim në BE dhe NATO.