Ballina Aktualitet Kosovë VAZHDOJNË KËRKIMET NË DITËN E KATËRT PËR GJETJEN E PERSONIT TË ZHDUKUR...

VAZHDOJNË KËRKIMET NË DITËN E KATËRT PËR GJETJEN E PERSONIT TË ZHDUKUR NË KOSOVË

Po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës i cili nga 24 qershori është raportuar i zhdukur.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media, ku thuhet se gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetarë të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit.

Me këtë rast është apeluar që të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkojë përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente.

@tn.lajmelokale
@tetovanews