Shefi i Diplomacisë Kosovare, Behgjet Pacolli, pas disa mungesave, raportoi në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
Kryetemë ishte procesi i sigurimit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, për ç’gjë Pacolli tha se po punohet në maksimum, pavarësisht pengesave nga Serbia.
Kryediplomatit i reagoi kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani, e cila tha se duhet kërkuar ndihmën e Shqipërisë e shteteve tjera mike, njofton Klan Kosova.
Pacolli premtoi mes tjerash ofensivën diplomatike në favor të Kosovës, enkas kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Interpol.
Kronikë e zgjeruar nga Besnik Tahiri.