Një video e shpërndarë në internet tregon kur një prift francez gjatë pagëzimit të një foshnje e godet me shuplakë për ta qetësuar, por reagimi i prindit është epik.
Babai i tronditur e merr fëmijën nga prifti i dhunshëm.
Incidenti ka ndodhur brenda një kishe baptiste. Pasi dështoi që ta qetësojë fëmijën duke e përkëdhelur, prifti e godet me shuplakë gjë që solli reagimin e babait të foshnjës i cili ia merr fëmijën nga duart, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
Nuk është e qartë se në cilin vend ka ndodhur ky incident.
Njerëzit në YouTube shprehën zemërimin e tyre rreth sjelljës së priftit. “Kjo është para kamerave, çfarë do të ndodhte pas skenave kur do të ishte vetëm një prift me një fëmijë?”, shkroni njëri nga komentuesit./Periskopi/