Shqipëria e hedh poshtë ofertën për ndërtimin eventual në territorin e saj të qendrave të pranimit për emigrantë, të cilët janë drejtuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Shqipëria asnjëherë nuk do të pranojë kampe të tilla refugjatësh të BE-së, madje sikur edhe nga BE-ja ta marrë në këmbim të anëtarësimit, deklaroi kryeministri Edi Rama në intervistën për “Bild-in” gjerman.
Rama shton në intervistë se shteti dëshiron ta japë pjesën e vet për zgjidhjen e këtij problemi evropian, por, nuk mund ta bëjë atë vetë.
“Shndërrimi i Shqipërisë në njëfarë vale të gurtë për emigrantë, të cilët duan të hyjnë në shtete të BE-së, do të ishte zgjidhje e rrezikshme”, shtoi ai.
Kancelari austriak, Sebastian Kurc dhe kryetari i PE-së, Antonio Tajani propozuan që të vendosen refugjatë në shtetet ballkanike. Tema për emigrantët do të jetë në fokusin e takimit të kreut të BE-së në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.