Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill, ndërsa do të angazhohen pesë mijë regjistrues, kurse do të përdoret një metodë e kombinuar, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.
Vlerësohet se ky regjistrim do të kushtojë 8,5 milionë euro.
Kjo bëhet e ditur nga Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), i cili për agjencinë e lajmeve AIM ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011.
Përpos metodës së kombinuar të mbledhjes së informacioneve, në regjistrimin e radhës nuk do të përdoren flet-regjistrime, por në teren do të përdoren teknologjitë e avancuara, gjegjësisht laptopët.