Ballina Lajme MICKOSKI “MOBILIZON” ANËTARËSINË, BËN THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE (VIDEO)

MICKOSKI “MOBILIZON” ANËTARËSINË, BËN THIRRJE PËR PROTESTË MASIVE (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon me aktivitetet në terren në prag të protestës së paralajmëruar nga partia e tij që do të mbahet më 2 qershor. Ai në takimin me qytetarët e Prilepit, akuzoi se qeverisja e Zoran Zaevit është plot gënjeshtra dhe premtime joreale. Siç pohon ai, kjo Qeveri nuk ka shënuar progres në asnjë sferë. -Flisnin për ndryshme, kurse ndryshimet e vetme në Maqedoni janë ato që konfirmojnë se shkojnë drejt të keqes. Flisnin për gjyqësor të liruar, kurse i vetmi që u lirua ishte Zoran Zaev nga rasti ku shihet qartë çfarë bën dhe çfarë kërkon, porositi Mickoski. Ai njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve të Prilepit, të dalin në protestën që do të mbahet para godinës së Qeverisë më 2 qershor.

“Prandaj duhet të gjithë, të bashkuar dhe  të unifikuar, të dalim dhe qytetarëve tanë t’ua sqarojmë misionin tonë, kauzën tonë për Maqedoninë. T’u bëjmë thirrje që më 2 qershor të shtunën të na bashkangjiten nën bajrakun e VMRO-DPMNE-së dhe Maqedonisë, para Qeverisë së Maqedonisë në orën 20:00 dhe në mënyrë masovike t’i tregojmë Zoran Zaevit dhe grupit të tij – mjaft”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.