Gjatë verës është deri diku e pashmangshme djersitja apo era e keqe e trupit. Djerësitja e tepërt njihet edhe me emrin hiperhidrosis dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë si: stresi, ushtrimet fizike, higjiena personale e dobët, çrregullime të hormoneve etj. Gjithashtu duhet të dini se vetë djersa është pa erë, por kur bie në kontakt me bakteret që ndodhen në sipërfaqe prodhon një erë të veçantë dhe të keqe. Këtu gjeni disa këshilla për të parandaluar erën e keqe të trupit.
Përdorni sa më shumë të mundni kolonjë dhe ‘Eau de Toilet’. Këto lloje përmbajnë më shumë ujë, përzierje alkooli dhe uji si dhe 2-5% parfum.
Soda e bukës ndihmon për të parandaluar erën e keqe të trupit. Ju mund të bëni një përzierje të sodës dhe ujit dhe ta aplikoni në zonat e prekura, si: sqetullat, krahët, këmbët.
Gjithashtu mund të vendosni copa patatesh në këto zona për të larguar erën e keqe.
Lëngun e dalë nga trëndafili mund ta përdoni kur bëni dush, shërben si një ftohës dhe aromatizues shumë i mirë.