FBI kishte krijuar paraprakisht konturet e këtij skenari të guximshëm, dhe në fund shkoi tamam ashtu si e prisnin 007-at përtej oqeanit.
“Mashtrimi” i madh shqiptar i Harry Sargeant III, kompania e naftës e falimentuar për të cilën hetojnë autoritet amerikane, zbarkoi në Rusi, e ndërthurur në mënyrë dramatike me një tjetër linjë të hetuesve amerikanë, atë të “thesarit” të fshehur të Vladimir Putin.
Le të fillojmë me një shifër zyrtare: rafineria e naftës në Ballsh, që i është besuar nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij “investitorit shumë serioz amerikan” Harry Sargeant III° në këmbm të premtimeve ekonomike asnjëherë të mbajtura – ka kaluar në pronësi të grupit të naftës Gunvor, që tashmë ka marrë kontrollin e saj. Dhurata e Ramës te mashtruesi “made in USA” tashmë kthehet në ekonomi reale. Sigurisht, jo për të mirën e vendit dhe nevojeve të tij, por në favor të xhepave pak ekstravagante të Sargeant dhe orekseve miliardere të të mbrojturve të të tij brenda “Pallatit”.
Mjaftuan gjashtë muaj menaxhim nga ana e themeluesit të kompanisë tregtare ndërkombëtare (e shpallur e falimentuar në Prill të 2016-ës nga një gjykatë amerikane për një borxh pre më shumë se 100 milionë dollarësh) për të transformuar fatin e rafinerisë fatkeqe të Ballshit në operacionin më shqetësues të riciklimit ndërkombëtar që kurrë nuk i ka interesuar “Vendit të Shqiponjave”.
Sergeant duhet të kishte investuar 52 milionë dollarë në Shqipëri dhe, me kalimin e kohës, të kthejë borxhet e kompanisë Armo, që kontrollon uzinën e rafinimit.
Madje kishte deklaruar synimin e tij për të investuar 100 milionë dollarë shtesë në “Transatlantik”, një kompani tjetër energjetike shqiptare në kolaps financiar. Të gjitha fjalë, të marra për të mirëqena nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Sipas FBI-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ish piloti luftarake i “Marinsave” Harry Sergeant duhej vetëm të përgatiste terrenin për ardhjen e luftëanisjes së Putinit, pavarësisht nga çdo rezistencë “politike” dhe çdo lloj kontrolli i ligjshmërisë.
Gunvor – pohojnë publikisht hetuesit amerikanë – është një nga asetet kryesore të thesarit të fshehur të Presidentit rus Vladimir Putin. 007-at, që në kuadër të “embargos” kanë hulumtuar pasuritë e fshehura të Putin, duke cituar dëshminë e ish-këshilltarin e tij, Stanislav Belkovski, i cili prej kohësh ka bashkëpunuar me organet ndërkombëtare të hetimit dhe ka treguar se një pjesë e mirë e pasurisë së Presidentit përfaqësohen nga 75% e pronësisë së Gunvor, 37% e grupit të naftës Surgutneftegaz dhe 4,5% e gjigantit Gazprom.
Vladimir Putin në Gunvor do të përfaqësohej deri vonë nga Gennady Timchenko, një ish-kolonel i KGB-së i cili jeton në Gjenevë dhe cilësohet – që nga fillimi i viteve tetëdhjetë – si një nga hierarkët më të besuar të Presidentit rus.
E themeluar në vitin 1997, në dhjetë vite Gunvor u bë kompania numri 3 në Botë në tregtinë e naftës dhe mallrave nga Evropa Lindore. Aktualisht menaxhon tridhjetë për qind të eksporteve nga Rusia. Një udhëheqës i grupit, në faqen e internetit paraqet “zyrtarisht” një operator suedez, Torbjom Tornqvist, Konsulli i Nderit i Suedisë në Gjenevë, i apasionuar pas anijeve (ekipi i tij, Artemis Racing, fitoi kompetiocionin e 34-t të ” America’s Cup”).
Zyrat në Gjenevë, Amsterdam dhe Qipro, Gunvor po zgjerohet në botë.
Tashmë edhe në Shqipëri, në sajë të shërbimeve të mira të Harry Sargeant III, ekspert i shkëlqyer për parajsat fiskale dhe aleancat “e rrezikshme”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është ndoshta i vetëdijshëm për faktin se të gjitha kompanitë e Sergeant – përfshirë edhe ato “offshore”, për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit posedon hartën e plotë – janë në “listën e zezë” të qeverisë dhe nuk mund të veprojnë, me dekret, në administratën publike.
Gjyqësori Amerikan për akte korrupsioni jashtë vendit ka përcaktuar aventurat e fundit të kompanisë së naftës si “formë më e keqe e përfitimit nga lufta” të pa hetuar ndonjëherë, dhe një Komision i veçantë i Kongresit arriti në të njëjtat përfundime.
Rreshteri, në thelb, gjatë konfliktit në Irak, kishte siguruar një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes për furnizimin me karburant të ushtrisë amerikane. Megjithatë, Harry III menaxhonte transportimin e lëndëve djegëse – nga Jordania në Irak – në monopol absolut pasi korruptoi me dhjetëra miliona euro, një ose më shumë anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, ç’ka i siguroi atij industrinë ekskluzive dhe përjashtimin e detyruar të çdo konkurrenti.
Pas tre kontratave të para me Mbrojtjen e SHBA-ve, Sergeant donte të ekzagjeronte goditjen e katërt. Në rastin e marrëveshjes prej 2.7 miliardë dollarësh, ai vendosi të përjashtonte partnerin e tij të biznesit jordanez i cili fillimisht i siguronte licencën e tij të transportit në këmbim të një partneriteti. Ish “marinsi”, me pak fjalë, vendosi të kanalizojë ndryshe fitimet për të evituar “kurthin” jordanez.
Në vitin 2008, megjithatë, Mohammed al-Saleh, i biri i Mbretit të Jordanisë – partnerit, në fakt – ka filluar procedurat ligjore në Gjykatën e Qarkut të Apelit të Floridës kundër Sargeant për krimin e mashtrimit, dhe në vitin 2011 e fitoi: 29 milionë dollarëve kompensimi dhe mbi 3.5 milionë interesa.
Megjithatë, në atë gjyq dëshmitë e korrupsionit u shfaqën, të dokumentuara për të paktën 50 milionë dollarë, për të cilat nisën hetimet e plota.
Së fundi, në vitin 2016, falimentimi, i sanksionuar me një vendim të Gjykatës së Falimentimit të Shteteve të Bashkuara.
Rasti shkaktoi zhurmë, pjesërisht për shkak se Sergeant ishte një nga sponsorët kryesorë të Partisë Republikane dhe mbështeti ekonomikisht fushatën zgjedhore të Mitt Romney dhe John Mc Cain.
Gjeografia ndërkombëtare e kompanive Sargeant doli nga hetimet e FBI-së në parajsat fiskale si dhe një mal miliardash të zbritura nga autoritetet tatimore.
Pastaj, e pabesueshme por e vërtetë, pikërisht në muajt e errët të falimentimit, vjen në Tiranë …
Deri më sot, as edhe një biznes i vogël nuk është investuar nga sipërmarrësi i Floridës në biznesin shqiptar.
Por shitja te Gunvor ishte planifikuar tashmë prej kohësh. Dhe prova e “faljes” është në transferimet e bëra nga vetë Gunvor në një bankë evropiane me një degë në Tiranë për të garantuar furnizimin e naftës së papërpunuar të destinuar për rafinerinë.
Dhe tani, çfarë do të bëjë gjyqësori i Tiranës? A është e mundur që në një shtet të së drejtës, institucionet tallen nw mwnyrw kaq spektakolare?
Dhe si do të sillet politika, tani e detyruar të merret me “thesarin e fshehtë” të Vladimir Putinit, i vlerësuar në 40 miliardë dollarë dhe u zbarkuar në Shqipëri falë një ish-piloti?
/Burimi: Pianeta Italia/