Kur ka lindur agrikultura? Sipas kërkuesve bujqësia lindi rreth 20-22 mijë vjet më parë në mënyrë të pavarur në shumë vende të planetit, që nga Guinea e Re, Amerika Qendrore dhe në Lindjen e Mesme.
Studimi është kryer nga univesiteti i Colorados dhe ai St Louis dhe publikuar në revistën shkencore Nature.
Ky studim është plotësisht në kundërshti me studimet paraprake të zhvilluara mbi këtë temë, pasi deri më sot njëra hipotezë thoshte se agrikultura lindi si nevojë në kundërpërgjigje të kushteve mjedisore të egra e shumë të vështira dhe pakësimit të popullsisë.
Por kësaj rradhe shkencëtarët bazohen në prova arkeologjike në zona relativisht të vogla, ku janë gjetur gjurmë të aktiviteteve bujqësore./Klan Plus
Gazetare: Enita Mema