Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, japin qëndrime kontradiktore sa i takon fillimit të investimit të premtuar në deponinë Rusino. Edhe për këtë vit, si donator për rregullimin e Rusinos u paraqit Qendra Zvicerane për Zhvillim, por dy krerët e komunave nuk e dinë me saktësi se kur ky investim do të fillojë të realizohet. Sipas Taravarit, investimi do fillojë brenda muajit, e sipas Arifit, gjatë vitit do të behet projekti i investimeve.
Po tash e di se prej kur jam takuar unë disa herë me zviceranët por edhe me kryetarët tjerë të komunave të regjionit të Pollogut, premtimet ishin se në pjesën e dytë të vitit do nisin punimet për rregullimin e rrugës nga Bajnica në Rusino, dhe shpresoj se pjesa e dytë e vitit është qershori, korriku, gushti – pohoi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.
Ata janë në fazën e përgatitjes së studimit të fizibilitetit që është bazamenti në bazë të të cilës ata do vazhdojnë më tutje. Sipas tyre studimi i fizibilitetit parasheh periudhë një vjeçare dhe mandej të kalohet në rregullimin, standardizimin dhe sanitarizimin e deponisë Rusino – tha Teuta Arifi, Kryetare e regjioni planor të Pollogut.
Pas kësaj, edhe për këtë vit shuhen shpresat e gostivarasve për rregullimin e rrugës dhe pastrimin e deponisë. Edhe më tej vazhdon të ndotet toka dhe të mbjellat e fshatrave rreth Rusinos, si nga mbetjet, po ashtu edhe nga ky ujë i zi që përfundon në fusha. Si pasojë e mos mbajtjes së premtimeve për investime, ndotja e tokës, ajrit dhe ujit në këtë pjesë ka filluar të përhapet edhe në fushat e Pollogut. Kjo vjen pas ndalesës për hedhje të mbeturinave në Rusino në kohën kur komunat rurale ankohen që s’kanë mundësi për t`i dërguar mbeturinat në Drislla të Shkupit.
Në radhë të parë ne si rajon do kemi një studim fizibiliteti, që për ne ajo është “A”-ja e shumë proceseve tjera dhe me partner serioz sikurse është shteti Zviceran shanset janë më të mëdhaja për të gjetur zgjidhje – theksoi Sinkron: Teuta Arifi, kryetare e regjionit planor të Pollogut.
Do mundohemi aq sa mundemi të rregullojmë, gjithnjë flas me ndërmarrjet që funksionojnë në kuadër të komunës së Gostivarit po normalisht nuk mund t`i zgjidhim problemit derisa kompetencat i ka dikush tjetër – shtoi Arben Taravari, kryetar i kom. së Gostivarit.
Qendra Zvicerane për Zhvillim për pastrimin, drenazhin dhe sanitarizimin e deponisë ka ndarë 7 milion franga. Projekti do të menaxhohet i tëri nga zviceranët.
Bashkim Sulejmani