Mullah Fazlullah komandanti i talebanëve të Pakistanit është vrarë në një sulm ajror amerikan në Afganistan.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtarë, por mediat flasin se vdekja tij ka ardhur si pasoj e një sulmi amerikan ishte në bashkëpunim me forcat afgane.
Ushtria amerikane konfirmoi vetëm se kishte kryer një seri sulmesh që kishte si objektiv një figurë të lartë militante në provincën lindore të Afganit, Kunar, e cila është në kufirin pakistanez.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes afgane i tha BBC se Fazlullahu ishte në shënjestër dhe u vra.
Talibanët nga ana tjetër ende nuk e kanë folur për sulmin dhe nuk kanë komentuar lajmet për vdekjen e liderit të tyre.
Njerëzit e Fazlullahut qëlluan nxënësen Malala Yousafzai në Pakistan në vitin 2012.
Ai ishte gjithashtu pas masakrës së vitit 2014 në qytetin pakistanez të Peshawar, i cili vrau më shumë se 130 nxënës. Fazlullahu u bë kreu i talebanëve pakistanezë në 2013 dhe ka funksionuar në Afganistan për vite me rradhë.
Fazlullahu shihet si një ekstremist i pamëshirshëm që donte të vendoste ligjin e Sheriatit në Pakistan.
Ai dikur njihej si Radio Mullah për shkak të predikimeve të tij të zemëruara, transmetuar nga Lugina veriore e Swat në Pakistan.
Pas masakrës brutale të shkollës në Peshawar, ndikimi i talebanëve pakistanez ka rënë vazhdimisht, thotë Secunder Kermani i BBC në Islamabad.
Pak ditë më parë, qeveria afgane njoftoi një armëpushim të përkohshëm me talebanët që të përkojnë me fundin e Ramazanit, dhe tre ditët e Bajramit, pro kjo gjë nuk është respektuar, pasi shefi i talebanëve ka gjetur vdekjen pikërsihtë në ditën e armëpushimit. (TemA TV)