Për gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku një konsum i rregullt i frutave si dardha dhe kumbullat janë një alternativë tejet i mirë.
Ngrënia e këtyre dy frutave është një zgjidhje natyrale dhe pa dhimbje, për gjithë ata që kanë probleme me daljen e jashtë.
Dardha ka veti laksative veçanërisht nëse është e pjekur, dhe e njëjta gjë ndodh edhe me kumbullat, të cilat kur janë të thata kanë veti më të mirë.
Gjithsesi pas ngrënies së tyre duhen pritur pak momente që të veprojnë, ndaj për të shmangur dhimbjet duhet gjetur pozicioni i duhur i trupit, në mënyrë që në pritje të veprimit të evitohen sforcimet.