Të nderuar qytetarë,
Të nderuara media dhe gazetarë,
Në Konkluzat e Këshillit të BE-së për Maqedoninë të miratuara dje, shtetet anëtare vendosën që të shtyjnë vendimin e tyre për hapje të negociatave me shtetin tonë deri në qershorin e ardhshëm.
Pra, nuk ka patur vendim për hapje të negociatave siç po gënjen qeveria LSDM-BDI. Përpos progresit rreth marrëveshjes për zgjedhjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë, u nënvizuan shumë vërejtje serioze për shkak të mungesës së reformave të mirëfillta nga Qeveria e LSDM- BDI, sidomos në fushën drejtesisë, funksionimin e shtetit ligjor, luftën ndaj krimit dhe korrupcionit si dhe mos zbatimin e reformarve në administratën publike. Këto ishin vërejtjet serioze të cilat kanë pamundësuar dhëniën e një datë për hapjen e negociatave në këtë fazë. Këshilli i BE-së do të vendos vetëm pas një viti, në bazë të raportit tē ardhshëm të progresit dhe përmbushjes së një sëre kushtesh:
• Reformat gjyqësore dhe hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korupsionit në nivel të lartë dhe të krimit të organizuar
• Reforma e shërbimeve të intelegjencës dhe të sigurisë
• Reformat e administratës publike
I përkujtojmë qytetarët e Maqedonisë, se LSDM dhe BDI po gënjejnë opinionin me një eufori artificiale rreth vendimit të BE-së. Po e përsëris: nuk ka vendim për hapje të negociatave dhe nuk ka as garancion nga BE de ato do të hapen vitin e ardhshëm. Maqedonia e humbi shancin që hapja e negociatave për anëtarësim të filloj këtë vit dhe nuk e ka të sigurt hapjen e tyre vitin tjetër pa i përmbushur kushtet e BE-së. Vlerësojmë se kjo Qeveri, që trashëgon një element destruktiv dhe korruptiv të regjimit të kaluar dhe që ai është BDI e ka të vështirë ta reformojë sistemin e drtejtësisë, si dhe ta luftojë korrupcionin, krimin e organizuar, dhe ta reformojë sistemin e drejtësisë sepse në rradhët e saja ka zyrtar politik, partner koalicioni dhe lider partiak që kanë problem me drejtëisë ndaj të cilëve ende nuk po merren masat e duhura për ti dënuar për veprat që akuzohen me dënimet e merituara.
Departamenti për Informim
Aleanca për Shqiptarët
27.06.2018