Në Qendrën e Hapësirës Kennedy, në Florida u mbajt një ceremoni që shënoi fillimin e festimeve me rastin e 50 vjetorit të zbritjes së njeriut të parë në Hënë.
Në ceremoni folën një numër astronautësh dhe më pas ajo vijoi me dhënien e medaljeve për punonjës të NASA-s dhe njerëzit më të shquar të fushës së hapësirës.
Pjesë e festimeve këtë 50-vjetor të vizitës së parë në Hënë, është edhe një ankand për artikuj të hapësirës, që i përkasin astronautëve amerikanë në këta 50 vjet histori të industrisë së hapësirës.
Në mesin e qindra pjesëmarrësve në ceremoni ndodheshin emra të njohur të hapësirës dhe të shkencave që e studiojnë atë, si fizikani i njohur britanik Brian Cox.
Ish drejtori i qendrës së hapësirës Kennedy Gerry Griffin, i cili pati drejtuar të gjitha ekipet e misioneve Apollo, U nderua me medaljen e pionierit në fushën e hapësirës. Ai tha se hapi i ardhshëm për NASA-n ka për të qenë kthimi i amerikanëve në Hënë dhe vizita në planetin Mars./ TCH/