Ballina Aktualitet Lajme FILLON TAKIMI I TRETË I LIDERËVE NË KLUBIN E DEPUTETËVE NË SHKUP

FILLON TAKIMI I TRETË I LIDERËVE NË KLUBIN E DEPUTETËVE NË SHKUP

Edhe në këtë takim të pranishëm janë katër liderët e partive parlamentare, 2 nga opozita dhe 2 nga pozita.

Njëjtë si në formatin e kaluar Kryeministri Zoran Zaev është i shoqëruar nga Radmilla Sheqerinska.

Kreu i opozitës “VMRO-DPMNE” Hristian Micovski është i shoqëruar nga Tanja Karakamisheva.

Lideri i “BDI” Ali Ahmeti ne krah ka Bujar Osmanin ndërsa Bilall Kasami i patisë”Besa” opozitare është i shoqëruar nga Arjanit Hoxha.

Në këtë takim të tretë do të diskutohet për afrim të qëndrimeve në lidhje me formimin e komisionit shtetëror të zgjedhjeve si dhe për mbajtjen e Referendumit në vjeshtë, për marrëveshjen me Greqinë.

Kujtojmë se takim i i parë ishte të mërkurën e datës 18.07.2018 por nga ky takim u largua kryetari i VMRO-DPMNE Micovski që siç tha nuk u pajtua me përbërjen e takimit.

Ndërkaq takimi i dytë u zhvillua një ditë më vonë, të enjten ku pas përfundimit të takimit Zaev dhe Micovski deklaruan se për disa tema janë pajtuar dhe për disa jo, por pa tregua se për cilat bëhet fjalë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews