Shtetet e Bashkuara nuk duket se e pëlqejnë projektin Nord Stream 2: Në fakt, për Uashingtonin dyfishimi i gazsjellësit ruso – gjerman që shtrihet nën ujërat e balltikut duhet kundërshtuar aq sat ë shkruhet e zeza në të bardhë në një ligj të Kongresit të miratuar më 2 gusht 2017.
Linja politike e Shtëpisë së Bardhë duket kështu sikur ndjek përmbajtjen e një diskutimi të famshëm (dhe të shlirët) të George Friedman të mbajtur në Chicago Council në vitin 2015, ku themeluesi i Stratfor ilustronte nevojën historike për Shtetet e Bashkuara për të shmangur që Gjermania dhe Rusia të krijojnë një aks (tejet) strategjik.
Trump shpluhuros kështu një thënie të vjetër të gjeopolitikës amerikane të adoptuar tashmë nga Ronald Reagan në vitet ’80 kundër Bashkimit Sovjetik, duke demonstruar kështu sesi loja energjitike në anën perëndimore e kontinentit euraziatik shkon përtej rreshtimeve të thjeshta ideologjike dhe sesa narrativa lidhur e Luftës së Re të Ftohtë është (në këtë aspekt) e vërtetë.
Dilema midis tarifave (amerikane) dhe gazit (rus)
Më 15 maj Gazpromi ka komunikuar nisjen e punimeve përgatitore për ndërtimin e pjesës gjermane (Gjiri i Greifswald) të gazsjellësit Nord Stream 2. Ashtu si binjaku i tij Nord Stream, tubacioni i ri do të shtrihet nën ujërat e Detit Balltik, duke furnizuar Europën perëndimore me gaz të ardhur nga zemra e Federatës Ruse. Kapaciteti transportues i tij është 55 miliard metra kub në vit. Konsorciumi – me seli në Zyrih – përveçse nga rusët e Gazpromit financohet edhe nga francezët e Engie, nga austriakja OMV, nga anglo – hollandezja Royal Dutch Shell dhe nga grupet gjermane Wintershall e Uniper.
Sipas “Wall Street Journal” të 17 majit – në një artikull të Boris Pancevski ku citoheshin burime gjysmëzyrtare anonime europiane (gjermane) dhe amerikane – Presidenti Donald Trump e kishte manifestuar hapur kundërshtimin e administratës së tij ndaj Nord Stream 2 gjatë një takimi të zhvilluar në prill me Bundeskanzlerin Angela Merkel, duke zbuluar gjithashtu se, në rast tërheqjeje nga ana e qeverisë gjermane, Uashingtoni do të ishte i gatshëm që të anullonte tarifat e lajmëruara ndaj disa produkteve siderugjike (çelikut dhe aluminit) të Bashkimit Europian.
Lajmi vjen në një moment që duket delikat për marrëdhëniet euro – atlantike, pasi vlidhet me tërheqjen tashmë të paralajmëruar, 8 majin e kaluar, e Shteteve të Bashkuara nga Joint Comprehensive Plan of Action, lëvizje që duket se ka krijuar një hendek në partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europiane (përfshi Mbretërinë e Bashkuar). Megjithatë, pozicioni i Trump ndaj Nord Stream 2, nëqoftëse konfirmohet, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Një ligj ad hoc
Shumë përpara raportimeve të “Wall Street Journal”, Kongresi amerikan më 2 gusht 2017 kishte miratuar Public Law 115 – 44, i titulluar “Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act”. Në pjesën e quajtur “Countering Russian Influence in Europa and Eurasia”, në seksionin 257 (Pika 9), deklarohet shprehimisht se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara duhet të konsistojë edhe në vazhdimin e kundërshtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 në konsideratë të impaktit të tij negativ ndaj stabilitetit energjitik të Bashkimit Europian dhe zhvillimit të tregut të gazit në Europën Qendro – Lindore (Ukrainë). Veç kësaj në tekst afirmohej (PIka 10) se prioriteti për uashingtonin duhet të jetë ai i favorizimit të eksportimit të resurseve energjitike kombëtare me qëllim krijimin e punësimit në Shtetet e Bashkuara, të ndihmohen aleatët e partnerët, së fundi të forcohet politika e jashtme amerikane.
Veç kësaj, duhet kujtuar se Kongresi më 18 dhjetor 2015 kishte votuar tashmë një masë (Consolidated Appropriations Act) përheqjen e pengesave të vjetra legjislative lidhur me eksportimin e produkteve të sektorit energjitik. Sipas narrativës amerikane, vendimi i marrë në 2015 i përgjigjej nevojës për të përkthyer në terma tregtarë të dhënën sipas së cilës në vitin 2013, për herë të parë në dy dekada, në Shtetet e Bashkuara sasia e naftës së papërpunuar (crude oil) të nxjerrë do ta kalonte atë të importuar.
Kësaj i shtohet që në vitin 2015 sasia e përgjithshme e gazit dhe naftës (bashkëpunëtor edhe shale revolution) e nxjerrë nga Shtetet e Bashkuara do t’i kalonte ato të Rusisë e të Arabisë Saudite bashkë, duke e bërë Uashingtonin prodhuesin më të madh botëror, duke e shtyrë kështu që futej në sërën e eksportuese kryesorë në tregun energjitik botëror.
Nga ana tjetër, rajoni balltik përbën një zonë strategjikisht të rëndësishme për Shtetet e Bashkuar pasi përfaqësojnë eastern flank (në kurriz të Rusisë) të NATO-s. Jo rastësisht, më 21 gusht 2017 Lituania ka marrë furnizimin e parë me gaz natyror të lëngëzuar të ardhur me anije nga Texas.
Në funksion të kësaj rrethane, Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaitė ka shkruar se: “Importi i gazit amerikan në Lituani dhe në vende të tjera europiane përfaqëson një ndryshim fushe në tregun e gazit europian”, pasi mund të përbëjë një mundësi për Europën që t’i japë fund varësisë së saj nga gazi rus, duke ofruar furnizime të sigurta, konkurruese dhe të diversifikuara.
Për hir të së vërtetës, Lituania nuk ka qenë as vendi i parë europian që ka marrë furnizime me gaz nga përtejAtlantikut, as i pari në rajonin balltik: në qershorin e pot atij viti ka qenë Polonia ajo që marrë një ngarkesë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa më parë i kishte takuar tashmë Portugalisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Paralajmërimi i Friedman dhe hera e parë e Ronald Reagan
Sipas “Wall Street Journal” edhe Gjermania duket se është duke e vlerësuar ofertën amerikane për të zëvendësuar apo të paktën bashkangjitur furnizimeve tradicionale ruse. Një burim gjysmëzyrtar gjerman i cituar në kushte anonimiteti nga e përditshmja në fjalë do të tregohej i hapur ndaj një hipoteze të tillë, duke zbuluar sesi problem paraqitet sidomos nga sasia e gazit që Shtetet e Bashkuara do të ishin në gjendje të furnizonin dhe me çfarë çmimi. Përtej asaj që filtron nga shtypi amerikan, duhet marrë në konsideratë një episode që duket i lidhur me strategjinë energjitike të Uashingtonit lidhur me Europën. Në një diskutim të famshëm në Chicago Council on Global Affairs të mbajtur në vitin 2015 dhe të titulluar “Europe destined for conflict?”, themeluesi i think-tank amerikan Stratfor, George Friedman, kishte nënvizuar se gjatë dekadave interesi parësor i gjeopolitikës amerikane ka qenë ajo e pengimit që midis Gjermanisë dhe Rusisë të formohej një bllok ekonomik – sipas tij – në gjendje që të përfaqësonte një kërcënim domethënës për interesat e uashingtonit dhe, për pasojë, për rolin hegjemon të tij në anën ekstremo – perëndimore të Eurazisë. Lëvizja e Trump dhe vendimet e Kongresit shkojnë në këtë drejtim?
Vetëm zhvillimet e ardhshme do të mund të na japin një përgjigje shterruese. Për momentin, duket me vend të kujtohet një precedent që i përket fazës së fundit të Luftës së Ftohtë.
Bëhet fjalë për përplasjen politike që në fillimet e viteve ’80 e shekullit të kaluar pa përballë Presidentin Ronald Reagan me aleatët europianioperëndimorë rreth tubacionit të ri që sovjetikët patën nisur të ndërtimin për të transportuar gaz natyror nga vendburimet e reja siberiane të Orengoy deri në vendt europiane e përtejPerdes së Hekurt, veçanërisht Gjermaninë Perëndimore. Sipas Reagan, ky projekt shkelte sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj regjimit sovjetik, pasi i lejonte Moskës që të shfrytëzonte teknologjinë perëndimore.
Në radhë të dytë, Reagan ndjeu frikën se të ardhurat që vnin nga kontratat e nënshkruara midis Moskës dhe vendeve të Europës Perëndimore mund ta furnizonin me valutë të çmuar ekonominë stanjante sovjetike, duke kontribuar kështu që të shkelej, ose të anashkalohej më tej regjimi i sanksioneve i vendosur unilateralisht nga Uashingtoni ndaj Moskës qysh në vitet e para e Luftës së Ftohtë. Një raport i CIA-s i datës 27 mars 1983 dhe i titulluar “Soviet Gas Pipeline” e përmblidhte kështu problemin: “Kohët e fundit Presidenti Reagan bëri një betejë të ashpër me aleatët europianë rreth gazsjellësit të ri që sovjetikët po ndërtojnë në Europë. Europianët e duan gazin sovjetik. Reagan nuk e donte që ta kishin”. Në Gjermaninë Perëndimore u ndërmorr edhe një fushatë sensibilizimi përsa u përket akuzave të supozuara – të quajtura gënjeshtra nga sovjetikët – lidhur me përdorimin e të burgosurve të ndodhur në gulagët e menaxhuar nga KGB-ja për ndërtimin e pjesës sovjetike të gazsjellësit. Deri u evokua edhe spektri i nazizmit kur një aktiviste e rëndësishme e të drejtave civile në Gjermani pyeti se kush – midis liderëve politikë perëndimore – do të ishte Albert Speer i radhës. Në thelb, bëhej fjalë për formulën retorike të njohur si “reductio ad Hitlerum”, sot e përdorur nga shumë anë në Perëndim (Hillary Clinton, Wolfgang Schäuble, Boris Johnson) ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
Një konstante historike
Që çështjet energjitike janë ngushtësisht të lidhura me aspektet gjeopolitike, duke u përfaqësuar disa prej konstanteve kryesore gjeo – ekonomike, e zbulon një precedent i mëtejshë, në disa aspekte tejet domethënës, i përfaqësuar nga përmbajtjet e serive financiare dhe ekonomike të “Studimeve lidhur me interesat amerikane në luftë dhe në paqe” të hartuara nga Council on Foreign Relations (CFR) midis viteve 1940 e 1941.
Në konkluzionet e 10 shkurtit 1941 – domethënë kur Gjermania ishte akoma mike e Bashkimit Sovjetik – pohohej: “Pika kryesore e këtyre krahasimeve (dhe e studimeve shtesë që janë bërë) është se Shtetet e Bashkuara […] sikur të donin ta ruanin për vete një zonë tregëtare që do të sillte për të një pozicion tregëtar të barabartë apo edhe më të mirë se poziconin tregëtar të një Europe të dominuar gjermane, një gjë e tillë kërkon praktikisht të gjithë botën jogjermane si një zonë brenda të cilës ajo duhet të funksionojë.
Në fakt, shkalla e vetëmjaftueshmërisë për botën jogjermane si një e tërë është paksa mbi 80% krahasuar me shkallën e vetëmjaftueshmërisë për zonën e dominuar gjermane prej 75%. Sikur zona e Japonisë dhe Kinës të hiqeshin nga bota jogjermane dhe […]
Rusia të përfshihej brenda botës gjermane, atëhere të dy zonat ka mundësi që të do të ishin njëlloj të barabarta në pozicion tregëtar. Megjithatë, në dy aspekte, zona gjermane do të ishte akoma superiore”.
Kjo analizë retrospektive na bën të kuptojmë se në çfarë mase prioriteti (që për Uashingtonin zbret siç u pa në stinën e “Paktit Ribbentrop – Molotov”) për të parandaluar shkrirjet e një aksi të qëndrueshëm gjeopolitik dhe gjeoekonomik ruso – gjerman është i ngulitur thellë në mendimin strategjik amerikane, atëhere ashtu si sot, praktikisht pa zgjidhje kontinuiteti. (nga Geopolitics, bota.al)