Brazili është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës pasi mposhti me rezultatin 2-0 skuadrën e Meksikës.
Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë e balancuar me raste të shumta nga të dyja përfaqësueset.Por në fraksionin e dytë të lojës ishte një tjetër histori pasi të besuarit e Tites u hodhën në sulm dhe menjëherë gjetën golin me atë të Neymarit.
Ndërsa goli i dytë për “Selecaot” u shënua në minutën e 90’ nga Firmino.