Për shkak të brerjes së ndërgjegjes, një shtetas amerikan ka paguar një gjobë për një shkelje që e ishte kryer 44 vjet më parë.
Ishte zyra policore në Minersville të Pensilvanisë, ajo që mori një zarf me pesë dollarë dhe një mesazh.
“Unë e kam marrë këtë dënim prej më shumë se 40 vjet, dhe kam pasur për qëllim që ta paguaj më herët. Ju kërkoj falje që nuk e kam bërë deri më tani dhe që nuk po e zbuloj identitetin tim. Me respekte, Dave”, e lexoi mesazhin shefi i policisë Michael Combs
Gjoba ishte vendosur në vitin e largët 1974, në vlerën prej dy dollarë. Amerikani pagoi 5 dollarë duke llogaritur interesat.
Combs ka sqaruar se në momentin e shqiptimit të dënimeve ka funksionuar tjetër sistem dhe shoferi me targa nga Ohajo mund ta kishte shmangur pagimi nëse ka qenë i regjistruar në një shtet tjetër.
Ai gjithashtu shtoi se dënimi prej 2 dollarë, vënë pra para katër dekadash, e kishte ekuivalentin e sotëm 20 dollarë.