Ballina Aktualitet Lajme Ambasadori britanik përshëndetet me Maqedoninë

Ambasadori britanik përshëndetet me Maqedoninë

Ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, ka shkruar një letër falënderuese një ditë para se të përfundojë misionin dimlomatik. Ai ka shkruar në blogun e tij personal se nesër do të paketojë valigjet dhe do ta lëshojë Maqedoninë. Ai ka thënë se po e lë Maqedoninë, një vend që ka gjeneruar aq shumë histori në katër vitet e fundit.

“Kam ardhur në maj të vitit 2014 në një vend që dukej se po shkelte bishtin e vet, që sillej në një rreth të mbyllur. Nëse e keni parë ndonjëherë filmin Groundhog Day, ju do të dini se çfarë dua të them. Çdo vit, theksohej se Maqedonia ishte gati për të hapur negociatat me BE … dhe pastaj asgjë nuk ndodhte. Edhe vitin e ardhshëm ndodhte e njëjta gjë. Çdo vit sillte një cikël të ngjashëm me NATO-n. Çdo vit pamë përpjekjet për të kapërcyer hendekun mbi çështjen e emrit. Dhe çdo herë që kaluam këtë cikël, ne të gjithë e humbëm pak besimin tonë në të ardhmen e vendit dhe vendi humbi më shumë energji që duhet të shkonte përpara”, ka shkruar Garret.

Ambasadori britanik ka theksuar se marrëveshja e arritur kohët e fundit për çështjen e emrit përfundimisht hap rrugën që Maqedonia të ecë përpara, për të arritur qëllimet e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

“Oh Македонијо! I will not forget you. Embrace your diversity and your potential. Think big and aim high. Се најубаво – ќе се видиме!”, ka shkruar në fund të mesazhit të tij ambasadori britanik./shn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews