Me 69 vota “pro”, një abstenim, asnjë kundër dhe pa praninë e deputetëve të opozitës, Kuvendi në Maqedoni, ratifikoi për të dytën herë Marrëveshjen për emrin me Greqinë.
Ligji u kthye përsëri në Kuvend, pasi nuk u nënshkrua nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, pas votimin të parë.
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë në lexim të tretë ishte pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 54-të të Kuvendit.
Më 20 qershor, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 69 vota “pro” miratuan për herë të parë ligjin dhe të njëjtë ditë ligji u dërgua për tek presidenti Ivanov, i cili brenda afatit të paraparë me ligj njoftoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin e ligjit.
Ligji u kthye në Kuvend dhe mjaftonin 61 vota “pro” për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, ndërsa mori 69.
Tashmë ligji dërgohet përsëri tek presidenti, i cili këtë herë, sipas Kushtetutës, është i detyruar ta nënshkruajë.
“Pritet janë që edhe pas votimit të dytë në Kuvend, Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin dhe të do veprojë njëjtë si me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke përdorur të ashtuquajturën ‘veton e xhepit’”, raporton ALSAT.